Shumica e të rinjëve në Maqedoni nuk duan që të zhvillohen në vendin ku u rritën dhe u shkolluan pasi tregu i punës nuk garanton karrierë të sigurtë dhe për këtë Telegrafi ju sjell një rrëfim nga Riste Babunski i cili për 10 vite ka jetuar dhe punuar në shtete si Katari dhe Bahreini.
Babunski ka punuar shtatë vite në Katar dhe është duke përmbushur vitin e 4 të punës në Bahrein.
Gjatë këtyre viteve punë, ka qenë i angazhuar si recepcionist, person për marrëdhënie me klientët, kamarier dhe ka udhëhequr shërbimin ketering për klientët dhe për mysafirët e vendeve ku ka punuar.
”Rrogat në Lindje janë të lidhura me përgjegjësitë që i merrni në vendin e punës. Nëpër hotele dhe restorane rrogat janë shumë më të vogla. Mundësi ka më shumë se Maqedonia pasi zhvillohesh në karrierë dhe ke mundësi të jetosh në një rreth tjetër. Krejt varet prej dëshirës së njerëzve dhe vullnetit për tu zhvilluar.” thotë mes tjerash Babunski për portalin Faktor.
”Unë kisha punë të mirë në Maqedoni por kisha dëshirë të shijojë një vend tjetër dhe sfida të reja jashtë. Këtu punohet 9 orë, një orë brenda këtij orari është pushim. Puna jashtë orarit të punës paguhet plus.” thotë Babunski i cili gjithashtu thotë se ka plane të zhvillohet edhe më shumë me ndonjë sfidë të re. /Telegrafi/