Telegrafi

Arrestohet i dyshuari për plagosjen në Vushtrri, 20-vjeçari jashtë rrezikut për jetë

E plotësuar: Policia ka arrestuar një person lidhur me plagosjen që sonte ka ndodhur në një lokal të Vushtrrisë.

Policia me këtë rast ka konfiskuar një pistoletë që dyshohet se është përdorur në rast.

Mësohet se 20-vjeçari i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. /KP/

————————————————————————–

I RIU PLAGOSET NË NJË KAFETERI TË VUSHTRRISË

Një 20-vjeçar është plagosur sonte në Vushtrri.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, konfirmon për KosovaPress se policia është informuar për të shtëna me armë në një kafiteri dhe nga këto të shtëna është plagosur një i ri.

“Policia ka dalë në vendngjarje dhe është në kërkim të të dyshuarit”, tha Zahiti.

Portali Veriu mëson se i plagosuri A.F. ka qenë në punën e tij në kafiteri në momentin kritik.