Faton Islami apo ndryshe siç njihet si Phatooni ka publikuar një video ku i imiton të gjithë dialektet e qyteteve shqiptare nëpër Ballkan.
Për Telegrafi Maqedoni, Islami thotë ”Me këtë video mendoj se do arrij që të gjithë shqiptarët pavarësisht dialektit që ata flasin të ndjehen më afër njëri tjetrit se kurrë. Faktikisht me këtë video tregohet sa të ndryshëm por edhe sa të ngjashëm jemi. Gjuha jonë e bukur me gjithë këtë bagazh dialektesh tregon se është gjuhë e pavarur nga gjithë gjuhët tjera që fliten përreth nesh.”
Faton Islami më herët ka qenë edhe ideator i skeçeve artistike ”Bükwalisht” ku ka treguar realitetin e shqiptarëve, gjermanëve dhe amerikanëve./Telegrafi/