Ky është momenti rrëqethës kur një burrë bie në tokë nga 15 metra lartësi derisa tentonte të ngjitej në një mur në Poloni, pa pasur me vete as edhe një pajisje mbrojtëse.
22-vjeçari po filmohej derisa po bënte ngjitjen në mur, por në një moment ai humbi kontrollin dhe u rrëzua në tokë, duke pësuar lëndime të rënda, transmeton Telegrafi.
I riu shihet duke pirë ujë para se të fillonte ngjitjen në murin që imitonte shkëmbinjtë malor. Por pak para se të ngjitej në maje të murit, rrëshqiti dhe u përplas direkt në tokë.
Mjekët dhe autoambulanca të shumta u shfaqën në vendin e ngjarjes, por duke parë se gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar – u dërgua në spital për trajtim të mëtutjeshëm.
Shumë të pranishëm thanë se ai ishte një atlet me përvojë dhe se kishte njohuri për këto lloj ngjitjesh.
Megjithatë mungesa e pajisjeve mbrojtëse i kushtuan shtrenjtë. /Telegrafi/