Telegrafi

I riu nga New Yorku fiton një milion dollarë në xhekpot

Një njujorkez, teksa po priste të pomponte gomat e veturës, vendosi të kalojë kohën duke blerë një kupon të lotarisë. Në kartelën për grithje qëndronte vlera një milion dollarë.

Zyrtarët e lotarisë shtetërore njoftuan se ai është fitues i xhekpotit. Kartela është blerë në Bolston të Virgjinias.

Fituesi fatlum tha se kishte vendosur ta blejë kartelën e lotarisë prej dhjetë dollarësh, pasi atë zakonisht ia blinte tezja. Ai po ashtu tha se në fillim nuk besoi se kishte fituar.

Megjithatë, fituesi do të marrë “vetëm” 662 mijë dollarë, pasi pjesa tjetër shkon në tatim.