Site icon Telegrafi

I riu nga Maqedonia ironizon me tekstet e këngëve të Mozzik (Video)

Artisti i ri nga Tetova, Faton Islami, ka ironizuar tekstet e këngëve të reperit Mozzik nga Kosova.

Islami për Telegrafi Maqedoni për këtë projekt thotë: ”Këtë video e kemi bërë për shkak se kohët e fundit shumë anti-vlera po i bashkëngjiten estradës dhe muzikës shqiptare. Rasti në fjalë për videot e Mozzikit është rasti më aktual ku shohim se sa shumë sukses po arrin ky këngëtar ndërsa ka shumë të tjerë që krijojnë vepra artistike që kanë vlerë më të madhe por nuk arrijnë në suksese. Gjithashtu vlen të cekim se kjo video i përket zhanrit komedi dhe në këtë mënyrë ne edhe argëtohemi por edhe argëtojmë publikun. Skenat aktuale kur i miksojmë me tekstet e këngëtarëve besoj se del diçka interesante. Video të tilla pritet të ketë ku besoj se do vendosim në plan të parë këngëtarë të ndryshëm. Videon e radhës pritet ta publikojmë ditën e premte ose të shtunë dhe këtë rradhë do jetë një video-film komedi ku këtë radhë do parodizojmë disa skena të filmave.”

Për të ironizuar Mozzikun ai ka përdorur disa këngë të tij: Mozik ft Kida – Premtimet, Mozik ft Enis Bytyqi – Mra pika, Xhensila ft mozik – Ama doren, Mozik ft Kida – Premtimet, Mozik ft Enis Bytyqi – Mra pika, Mozik ft Enca – Edhe njo, Mozik – koke shum, Mozik – Dhezu, Mozik – Cocaina, Mozik ft Getinjo – Tony Montana

Para këtij projekti Faton Islami, i njohur edhe si ‘Phatooni’ ka përfunduar projektin ”Bükwalisht” nëpërmjet të cilit me shtatë epizoda ka thumbuar realitetin shqiptarë./Telegrafi/

Lexo po ashtu Ky është dallimi i dasmave shqiptare, gjermane dhe amerikane (Video)
Lexo po ashtu A e gjeni veten në projektin ”Bükwalisht” të Faton Islamit? (Foto/Video)
Lexo po ashtu Ky është dallimi i studentëve shqiptarë, amerikanë dhe gjermanë, pasi të diplomojnë (Video)
Lexo po ashtu Çka dallon nga betimi i Presidentit amerikan, gjerman dhe Presidentit shqiptar? (Video)
Exit mobile version