Telegrafi

I riu nga Mali i Zi fiton garën e pazakontë, qëndroi për 60 orë i shtrirë

Zharko Pejanoviq nga Zabjeli i Malit të Zi, është fitues i garës së përvitshme për qëndrim shtrirë, që tradicionalisht mbahet në etno-fshatin Montenegro jo larg Nikshiqit.

Pejanoviq arriti që për 60 orë të qëndrojë i shtrirë dhe të fitojë 350 euro, të kalojë vikendin falas në etno-fshat, darkë për dy persona në një restorant luksoz në Podgoricë, si dhe dhurata tjera nga sponsorët, transmeton Telegrafi.

“Nuk ka qenë e vështirë, më beso – as që më vinte nxehtë”, tha për Zërin e Zabjelit i riu nga Mali i Zi.

“Në Podgoricë është shumë nxehtë, nuk kam fjetur fare – kështu që erdha të pushojë. Këtu është shumë mirë”, tha me buzëqeshje Zharko.

Kjo garë po mbahet për të dymbëdhjetin vit me radhë, e rekordin për të qëndruar shtrirë më së shumti, e mban gruaja nga Podgorica e identifikuar si Dubravka që arriti të qëndrojë për 117 orë. /Telegrafi/