Telegrafi

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të cilin e shndërroi në një klub të vogël nate.

Menjëherë i shkoi ideja te “Tulumbus” i dedikuar për të gjitha llojet e ahengjeve, transmeton Telegrafi.

Në këtë autobus mund të gjeni gjithçka që dëshironi – një tavolinë, ndenjëse për pushim nga festa, shufrën për striptiz në rast se dikush dëshiron të vallëzojë, shumë gota që askush të mos mbetet i etur, frigorifer, makinë akulli, dhe mbi të gjitha ambienti është i dekoruar me drita si në një klub nate të vërtetë.

Autobusi nga jashtë është i zi dhe me shkronja të arta që shkruan “tulumbus”. Edhe targa është e veçantë, shkruan ZG – TULUM.

Ka 36 ulëse dhe 58 tjerë mund të qëndrojnë në këmbë, por për të shmangur grumbullimin në tulumbus, është mirë që festa të jetë për rreth 50 persona.

“Kjo është diçka e re në këtë zonë, diçka që mungon në Zagreb. Një ide inovative – një festë në lëvizje. Mund të ktheheni në shtëpi të sigurt, nuk keni pse të vozitni në gjendje të dehur. Ejani në shtëpi në kohë dhe të sigurt”, tha i riu Matiq , i cili punon me “këtë klub nate mbi rrota”. /Telegrafi/