Site icon Telegrafi

I riu nga Filadelfia këndon në mënyrë shumë të veçantë “Pse po ma lun lojën” të reperit Capital T (Video)

Capital T e ka nisur mbarë verën me një super hit.

“Pse po ma lun lojën” është kënga e cila po dëgjohet kudo, dhe pa diskutim ndër më të pëlqyerat e publikut për këtë verë.

Capital T - Pse po ma lun lojen (Official Video)

Pëlqyeshmëria e këtij projekti mesa duket ka kaluar edhe kufijtë, kjo pasi kënga ka arritur të depërtojë edhe në kontinentin e largët.

Një i ri nga Filadelfia, ka publikuar në llogarinë personale në Facebook një video, ku shfaqet duke kënduar cover këngën “Pse po ma lun lojën”.

Capital T me album të ri në tetor? (Foto)
Lexo po ashtu Capital T me album të ri në tetor? (Foto)

Çuditërisht edhe pse është i huaj, i riu nga Filadelfia e ka kapur mirë këngën në gjuhën shqipe, dhe i thotë me përpikmëri vargjet e tekstit.

Videoja e shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale ka marrë me mijëra pëlqime dhe komente. /Telegrafi/

Exit mobile version