Kamerat e sigurisë kanë filmuar të riun, i cili arrin të afrohet para derës së një klubi të natës në Ukrainë dhe të hedh granatën e dorës.
Si pasojë e shpërthimit dy persona janë në gjendje kritike, ndërsa gjashtë tjerë janë duke u hospitalizuar por me më pak lëndime, transmeton Telegrafi.
Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia lidhur me sulmin me granatë dore në klubin e natës. Policia ende nuk ka arritur të zbulojë motivet e sulmuesit që përdori mjetin shpërthyer të tipit RGD-5.
Një kalimtar rasti ka deklaruar për mediat lokale, se personi që hodhi granatën ishte i maskuar dhe se e gjitha ndodhi shpejt derisa u dëgjua shpërthimi i fuqishëm.
Megjithatë, kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur sulmuesi i afrohet hyrjes dhe në një moment e hedh granatën e dorës brenda, ndërsa dy persona që ishin pak centimetra larg tij i shpëtojnë më të keqes. /Telegrafi/