Telegrafi

Rituali i çuditshëm i portierit të Valencias: Fillimisht u gjunjëzua dhe më pas i priti penalltinë Messit

Barcelona u ndal në javën e 14-të të La Ligës në shtëpi në barazimin 2-2 me Valencian.

Skuadra katalunase shënoi me anë të Lionel Messit dhe Ronald Araujos, derisa për Lakuriqët shënuan Daikhaby dhe Maximiliano Gomez.

Por, kur jemi te goli i gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, ndodhi një gjë që pak kush e kishte pritur.

Barcelona kishte fituar një penallti në minutën e 45+4-të, e që përgjegjësinë e mori Messit që ta ekzekutonte.

Portieri i Valencias, Jaume Domenech bëri një veprim që rrallë mund të shihet, duke u gjunjëzuar në vijën e portës.

Gardiani i Lakuriqëve arriti që të ndalonte goditjen e Messit pasi ishte ngritur në këmbë, mirëpo më pas argjentinasi shënoi nga topi i rikthyer nga Jordi Alba.

Kujtojmë se ky gol i shënuar, për Messin ishte 643-ti në karrierë, e që barazoi rekordin e Peles që kishte shënuar po aq për Santosin në ligë. /Telegrafi/