Site icon Telegrafi

Ritual i rrallë i trajnerit gjerman ndaj xhudistes: Shkundje dhe dy shuplaka para duelit

Xhudistja gjermane, Martyna Trajdos ka mbrojtur veprimin e trajnerit të saj për një shkundje dhe dy shuplaka para një dueli në Lojërat Olimpike të Tokios.

Ajo ishte duke u bërë gati që të garonte ndaj hungarezes Szofi Ozbas në rrethin e 32-të, në kategorinë e femrave deri në 63 kilogramë.

Derisa po nisej drejt luftës, Trajdos ndaloi dhe u kthye me fytyrë nga trajneri i saj, Caludiu Pusa.

Ai e kapi atë nga krahët dhe e shkundi, derisa e goditi edhe me dy shuplaka.

Por Trajdos shkoi në Instagram për të mbrojtur trajnerin e saj dhe këmbënguli se ai po bënte vetëm atë që i kishte kërkuar.

Përkrah një videoje të ritualit, ajo shkroi: “Duket se kjo nuk ishte aq e vështirë”

“Do dëshiroja të isha një titull tjetër për mediat. Siç e thashë tashmë, ky është rituali që unë zgjodha para garës”.

“Trajneri im thjesht po bën atë që dua të bëjë për të më qetësuar! Mos u shqetësoni djema! Ky është rituali që unë zgjodha para luftimeve. Trajneri im po bën atë që unë dua, që ai të bëjë për të më ndezur më shumë para një sfide”, ka shkruar Trajdos.

Gjermanja u eliminua qysh në atë duel, derisa Ozabs u eliminua në rrethin e 16-të nga italiania Maria Centracchio. /Telegrafi/

Exit mobile version