Site icon Telegrafi

Rithemelohet Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Foto: Ridvan Slivova

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani mëngjesin e së premtes para Kuvendit shpalli të riaktivizuar Këshillin për zhvillim të Qëndrueshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Osmani tha se agjenda 2030, e emëruar si e tillë mund të duket komplekse, por është mundësia që përmes kësaj agjende të përbashkët të matet progresi i shënuar ndër vite.

“Nga emërtimi zyrtarë i kësaj agjende kjo mund të duket si gjë komplekse me të cilat merren vetëm politik bërësit, por përkundrazi, kjo është agjenda jonë e përbashkët dhe mundësia jonë që në mënyrë uniforme të gjithë së bashku ta masim progresin që kemi shënuar, për t’i siguruar çdo qytetari një jetë të dinjitetshme”, tha Osmani.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, Foto: Ridvan Slivova

Ajo tha se Kuvendi i Kosovës e ka kuptuar rëndësinë e kësaj agjende.

“Në Kuvendin e Kosovës e kemi kuptuar rëndësinë e kësaj agjende, prandaj edhe kohë më parë e kemi miratuar rezolutën për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm e cila më pastaj ka mundësuar edhe themelimin e Këshillit të Qëndrueshëm në vitin 2018. Por, fatkeqësisht për shkak të dinamikave politike ka këshilli nuk kishte arritur që të realizoj misionin e vet, siç ishte planifikuar”, tha Osmani.

Foto: Ridvan Slivova

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj, është emëruar kryetare e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm në kuadër të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj, Foto: Ridvan Slivova
Exit mobile version