Edhe kësaj radhe Rita Ora është kujdesur që të marrë vëmendjen e të gjithëve në tapetin e kuq.
E veshur shumë me stil, Rita është shfaqur në galanë e Jeremy Scott në Los Angeles, e mahnitshme, transmeton Telegrafi.
Por, ajo që binte më shumë në sy ishte gjoksi i saj, i cili ishte gati për të shpërthyer.
Ndryshe këngëtarja me prejardhje shqiptare sapo ka publikuar edhe bashkëpunimin e dytë për një kohë të shkurtër, me legjendën e muzikës, Prince, i cili e solli Ritën në një stil krejtësisht ndryshe nga që jemi mësuar ta ndëgjojmë deri më tani. /Telegrafi/