Site icon Telegrafi

Rita me zemër të bardhë: Disa njerëz po i mbyllin sytë para refugjatëve

Rita Ora është përballur me shumë vështirësi në jetë, nga largimi nga vendlindja e saj e deri me disfatat e ndryshme për karrierën. Ajo ka pranuar se është përballur me shumë vështirësi dhe se nuk qëndron dot indiferente ndaj refugjatëve.

“Unë kam lindur në Kosovë dhe kur isha në moshën një vjeçare, më është dashur të largohem nga vendi me prindërit dhe motrën time.

Fjala refugjat mbart në vetvete shumë paragjykime. Disa njerëz po i mbyllin sytë para refugjatëve”, ka thënë ajo.

Gjithashtu Rita është shprehur se ndjen keqardhje kur sheh refugjatë, të cilët përballen me shumë vështirësi.

“Kjo është një mundësi për të gjithë ne, për të përqafuar familjet dhe njerëzit që kanë nevojë. Nga kjo dalin edhe dy çështje, që edhe familja ime është përballur me to dhe po vazhdojnë të jenë të pranishme, racizmi dhe indiferenca”, ka shtuar Rita

Exit mobile version