Në një video ekskluzive për Vanity Fair, Rita ka zbuluar disa nga gjërat që nuk ka treguar asnjëherë më parë.
Rita ka qenë e përzgjedhura nga revista Vanity Fair për të biseduar me ta në një event shumë të rëndësishëm të Chanel në Londër.
Rrugës për në event, këngëtarja kujton takimet me Karl Lagerfeld, Amy Winehouse dhe telefonatën e parë nga drejtuesit e Roc Nation, transmeton lajmi.net.
Ajo tregon për kujtimet në hotelin ku po qëndronte edhe tani, ku thotë se aty ka takuar për herë të parë artisten Amy Winehouse derisa po qëndronte aty me Jay Z dhe Beyonce.
Rita thotë se dizajneri i Chanel, Karl Lagerfeld e ka gjetur atë në momentin më të duhur ndërsa ajo tregon se në telefonatën e parë nga kompania e Jay Z, ‘Roc Nation’, ajo nuk e ka ditur se kush ishte bashkë-themeluesi i kompanisë dhe gjatë bisedës është dashur të hyjë në Google ta gjejë se me kë po bisedonte.
Mu në atë telefonatë, ata i kanë rezervuar një biletë për në New York, ku ka nënshkruar menjëherë kontratën.
Për ta parë videon, klikoni KËTU.