Site icon Telegrafi

Rita: Vitin tjetër bëj 10 vite në muzikë, jam kaq me fat që zgjohem çdo ditë dhe bëj atë që dua duke harruar se është punë

Rita Ora. Foto: John Lamparski/Getty Images/Guliver

Viti 2018 ka qenë një viti jashtëzakonshëm për këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Në këtë vit, ajo nxori në shitje albumin e saj të dytë “Pheonix”, i cili erdhi për fansat pas një pritje gjashtë vjeçare, e shumë mundime për shkak të problemeve me ish-kompaninë menaxhuese në të kaluarën.

Rita Ora (Foto: Joe Maher/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, ajo ia doli që të sjellë plot këngë të reja për fansat, shumë prej të cilave u bënë menjëherë hite.

Për këtë vit të suksesshëm, Rita ka shumë falënderime për të gjithë ata që e mbështetën, e këtë falënderim vendosi ta bëjë përmes një postimi të bërë së fundmi në rrjetin social Instagram.

Rita Ora (Foto: Mark Metcalfe/Getty Images/Guliver)

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se vitin e ardhshëm do të jetë akoma më “e zjarrtë”, duke organizuar turneun e saj të koncerteve “Phoenix”, me qëllim të promovimit të albumit të saj në gjithë botën.

“Një sesion në minutën e fundit para se të jetë përfundimi i kompletuar i këtij viti për mua. Unë nuk mund të filloj t’ju tregoj se çfarë viti ka qenë ky, që nga publikimi i albumit tim, tek të gjithë ata që më kanë ndihmuar në këtë udhëtim për të arritur këtu. Unë e di që ne kemi shumë më tepër ëndrra si ekipi ORA, që duam të përmbushim, por vitin e ardhshëm bëhen 10 vjet në këtë ‘lojë’ për mua. Unë jam aq e bekuar që zgjohem dhe bëj atë që unë dua çdo ditë dhe harroj se është punë! Këtë Krishtlindje unë do të jem mirënjohëse për shëndetin tim, karrierën time, miqtë dhe familjen time, por më të rëndësishmit, fansat e mi që kurrë nuk kanë hequr dorë nga unë dhe mund të shohin që ne kemi edhe shumë për tu argëtuar. Tani le të kemi pak argëtim në turneun “PHOENIX” vitin e ardhshëm! Kush ka marrë biletat e veta? Ne mund të jemi në çdo qytet pranë jush! Deri në vitin e ardhshëm: Urime pushimet të gjithëve (Mos u shqetësoni, ky nuk është postimi im i fundit i vitit, qesh)”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në Instagram.

Kujtojmë që gjatë këtij viti, Rita mbaji dy koncerte edhe në Kosovë dhe Shqipëri, më 17 shkurt për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, si dhe me 3 qershor në Tiranë, për të gjithë fansat e saj në Shqipëri.

Të shumta ishin edhe çmimet dhe pjesëmarrjet në eventet botërore për yllin kosovar këtë vit, e cila pa dyshim renditet si njëra ndër shqiptaret më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Ryan Pierse/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version