Duket se këngëtarja shqiptare ka vendosur ta sjell verën para kohës.
Bëhet fjalë për Rita Orës, e cila kohët e fundit po publikon fotografi tejet joshëse dhe provokative.
E tillë është edhe videoja e fundit të cilën e ka publikuar në llogarinë personale të Instagramit, transmeton Telegrafi.
Rita shihet vetëm në jelekë dhe të brendshme teksa një berber i rregullon flokët këngëtares, e cila po përgatitej për koncert në Milano të Italisë.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar për videokëngën e re, të cilën pritet ta publikon në muajt e ardhshëm për fansat. /Telegrafi/