E njohur për shijen e mirë për veshje, këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare Rita Ora ka dëshmuar sërish stilin e saj të veçantë të veshjes.
Pak orë pas raportimeve se ajo kaloi natën në një ndejë me këngëtarin e njohur Chris Martin, me pamjen e saj joshëse ajo ka tërhequr sërish vëmendjen e medieve ndërkombëtare.
Tani 25-vjeçarja është fotografuar në New York me një komplet të bardhë që dukej shumë bukur dhe nuk linte shumë për imagjinatë.
Rita raportohet se është në lidhje me ngasësin e Formula 1, Lewis Hamilton, pasi dyshja është parë bashkë në pushime në Ulqin.