Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, e njohur për ndryshimet e saj të shpeshta në stil, tani ka befasuar me paraqitjen e saj në Milano.
Krijuesja hitit “The Hot Right Now” është paraqitur me gërshetë në aeroportin e Milanos, përderisa udhëtonte për në Londër, shkruan Daily Mail.
Ajo ka qëndruar në Itali për disa ditë, për të xhiruar një reklamë për markën Tezenis, transmeton Koha.net. 24-vjeçarja gjithashtu kishte të veshur një pallto të zezë, dhe shall të kaltër.
Rita shoqërohej nga motra e saj e bukur, Elena.