Telegrafi

Rita vazhdon pushimet në Malibu, provokon me imazhet e reja

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është duke i shijuar pushimet akoma në Malibu. 

Pas shumë angazhimeve në karrierë, bukuroshja jonë ka gjetur pak kohë për veten, derisa është bashkë me familjen e saj.

Biondja ka publikuar disa imazhe të reja në bikini dhe në plan të parë nuk ka dyshim se ka vënë linjat e saja trupore.

“Kur dikush më thotë se nuk e ka dëgjuar Ritual”, është përshkrimi që ia ka vënë fotove.

Ndërkohë, “Ritual” titullohet kënga e saj e publikuar para një muaji në bashkëpunim me Tieston dhe Jonas Blue, teksa u mirëprit nga publiku.

Lexo po ashtu Rita Ora shijon pushimet me prindërit në Malibu

Ajo do të vazhdojë me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme, me qëllim të promovimit të albumit të saj “Phoenix”. /Telegrafi/