Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është duke i shijuar pushimet akoma në Malibu.
Pas shumë angazhimeve në karrierë, bukuroshja jonë ka gjetur pak kohë për veten, derisa është bashkë me familjen e saj.
Biondja ka publikuar disa imazhe të reja në bikini dhe në plan të parë nuk ka dyshim se ka vënë linjat e saja trupore.
“Kur dikush më thotë se nuk e ka dëgjuar Ritual”, është përshkrimi që ia ka vënë fotove.
Ndërkohë, “Ritual” titullohet kënga e saj e publikuar para një muaji në bashkëpunim me Tieston dhe Jonas Blue, teksa u mirëprit nga publiku.
Ajo do të vazhdojë me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme, me qëllim të promovimit të albumit të saj “Phoenix”. /Telegrafi/