Në festën kombëtare të shqiptarëve, 28 Nëntorin, nuk ka mundur të mungojë urimi i të famshmes Rita Ora.
Këngëtarja nga Kosova që ka arritur sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, i ka uruar bashkëkombësit e saj me anë të një postimi në rrjetet sociale, siç ndodh rëndom me yjet e njohura në kohën moderne.
Ajo e ka publikuar një video në InstaStory, ku paraqitet një pjesë e shkurtër nga koncerti i saj në Prishtinë, me rastin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Urime 28 Nëntori, ju dua”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e videos.
Këtë postim, 28-vjeçarja e ka lidhur me videon e plotë në YouTube që përmban fragmente nga performanca e saj në kryeqytetin tonë.
“Kosova ishte aq e paharruar dhe jam shumë falënderuese që kam peformuar në shtëpi! Faleminderit shumë të gjithëve, ju vlerësoj shumë”, shkruan në përshkrimin e videos.
Rita plotëson listën e gjatë të yjeve shqiptare vendore dhe që kanë arritur karrierë ndërkombëtare, të cilët i kanë uruar bashkëkombësit e tyre për Ditën e Flamurit. /Telegrafi/