Sot është djegur një ndërtesë 27-katëshe, ku vdiqën së paku 12 persona.
E në këtë ndërtesë ka jetuar një kohë edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora, e cila është ndjerë keq teksa ka parë të gjithë ngjarjen në ekranet televizive.
Por, Rita nuk ka qëndruar duarkryq dhe të shikojë nga larg se çfarë po ndodh në kryeqytetin britanik të Londrës, transmeton Telegrafi.
Këngëtarja ka udhëtuar drejt Londrës nga SHBA-ja për të ndihmuar të prekurit nga tragjedia e sotme.
Kështu së paku ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka ndarë një video, ku shihet duke ndihmuar banorët me gjëra ushqimore
“Kjo është lagjja ime. Nuk mund të besoj se kjo ka ndodhur. Lutem për të gjithë të përfshirët. Kam luajtur në atë lagje – dua të bëj gjithçka që të ndihmoj”, ka thënë ajo.
Theksojmë se shkaktar i tragjedisë dyshohet të jetë eksplodimi i një frigoriferi. /Telegrafi/