E premtja ka qenë një ditë e veçantë në familjen e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Kjo pasi i vogli i kësaj familje, Don Sahatçiu, ka kryer me sukses studimet dhe të gjithë anëtarët e familjes ishin prezentë në ditën e diplomimit.
Pasi ndau me ndjekësit disa imazhe të vëllait të saj, Rita Ora, publikoi edhe disa fotografi të tjera me familjarët e saj.
Ndërkohë, në një imazh të hedhur më vonë gjatë pasdites, këngëtarja me prejardhje shqiptare është dukur tejet atraktive para pasqyrës veshur me një fustan të shkurtër.
Ajo ka vënë në pah të pasmet e saj atraktive para pasqyrës, teksa ka rrëmbyer vëmendjen e fansave.
“Fustan i shkurtër i lezetshëm”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazhit, ndërsa ka zbuluar edhe tatuazhet e shumta në shpinën e saj. /Telegrafi/