Këngëtarja shqiptare Rita Ora është shumë e emocionuar për albumin e saj të ri, ndërsa ka thënë se inspirimin e ka gjetur nga ndarjet me të dashurit e saj.
“Po, kam bërë dy incizimi për ndarjet që kam pasur. Por, gjëja kryesore është se në fillim nervozohem dhe emocionohem. E urrej, urrej, urrej atë person dhe më pas them, ‘ndalu një minutë, qetësohu’”, ka thënë Rita për The Sun.
Ajo së fundmi ishte ndarë nga Calvin Harris dhe Ricky Hilfiger.
Albumin e ri Rita e quan si krijimi më emocionues që ka bërë ndonjëherë, por jo në mënyrë të trishtueshme.
“Është i mrekullueshëm, sepse ka qenë një tranzicion i madh në jetën time. Përfundimisht është albumi më emocionues që kam bërë ndonjëherë, por jo në aspektin trishtues. Ai ka zemërim, lumturi dhe dashuri, të gjitha këto në një”, ka thënë ajo.
Ndërsa ka bërë të ditur se do të ketë edhe disa bashkëpunime befasuese në album.