Site icon Telegrafi

Rita do të pozojë sërish nudo, ndërsa thotë se ekspozimi i gjoksit është gjithmonë në modë

Rita Ora i ka hedhur poshtë pohimet se ekspozimi i gjoksit tashmë ka dalë nga moda duke thënë se femrat duhet t’i reklamojnë gjinjtë e tyre.

Këngëtarja e famshme shqiptare di të jetë mjaft e ekspozuar në daljet e saja, ndërsa në rolin si modele e veshjeve të brendshme shpesh i vë në pah asetet e saj.

Lexo po ashtu Rita tregon krejtësisht gjoksin në xhirimet festive (Foto/Video, +18)

26-vjeçarja ka pranuar se do të zhvishet sërish, në mënyrë që kur të plaket dhe t’i shohë fotografitë, të krenohet me gjinjtë që ka pasur dikur.

“Dekolteja është e bukur. Asnjëherë nuk kam qenë një ndjekëse e trendit, jam më shumë një person që e cakton trendin, prandaj nuk i dëgjoj gjërat e tilla (deklarimet e revistës Vogue se ekspozimi i gjoksit nuk është më në modë)”.

“Mendoj se femrat duhet ta tregojnë trupin dhe gjoksin e tyre – mendoj se duhet të jeni krenarë për atë që jeni, nga jeni, çfarë ngjyre të lëkurës keni dhe për atë që përfaqësoni”, ka deklaruar Rita. /Telegrafi/

Exit mobile version