Telegrafi

Rita: Të gjithë po mendojnë se jam çmendur duke bërë një projekt mahnitës

Rita Ora pa shijuar si duket sukseset e këngës “Your Song”, ka filluar të punojë në projektin e ri muzikor.

Së paku, kështu ka njoftuar këngëtarja shqiptare përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Në fakt, Rita teksa po grimohej është lidhur drejtpërdrejt në këtë rrjet social ndërsa në fund të videos ka shkruar “Të gjithë po mendojnë se jam çmendur duke bërë një projekt mahnitës, qëndroni”.

Theksojmë se videokënga e “Your Song” deri më tani është parë mbi 13 milionë herë në YouTube.

Ndryshe, Rita ka qenë e angazhuar me turne në vende të ndryshme të botës, por edhe pushimet verore nuk i ka lënë anash. /Telegrafi/