Site icon Telegrafi

Rita sjell fotografi nga fëmijëria për ditëlindjen e vëllait, nuk mungojnë imazhet e tij me plis dhe veshje kombëtare

(Foto: Instagram/thereal_donora/ritaora)

Vëllai i Rita Orës, Don, feston ditëlindjen e 23-të, ndërsa nuk ka mundur të mungonte urimi i veçantë i yllit muzikor.

Ajo i ka shfrytëzuar profilet e saja në rrjetet sociale për ta uruar vëllanë, ndërkohë që ka shpërndarë disa fotografi nga fëmijëria e tyre.

Pjesë e fotografive janë prindërit, Rita, Elena dhe Doni, ndërkohë që vëllai i saj shfaqet me veshje kombëtare shqiptare.

(Foto: Instagram/ritaora)

“Urime ditëlindjen Don! Sot është dita jote vëlla i vogël…”, nis urimin e saj këngëtarja e famshme.

Lexo po ashtu Vera Ora publikon imazhe të realizuara vite më parë me Ritën dhe dy fëmijët tjerë
(Foto: Instagram/ritaora)

Të dua shumë, je shumë argëtues dhe i mençur dhe i ëmbël, dhe nuk mund të besoj se i ke mbushur 23 vjet! Akoma më duket sikur je i vogël”, ka shkruar më tej Rita. /Telegrafi/

https://twitter.com/RitaOra/status/1328993735674392576

 

Exit mobile version