Pas shout të parë të drejtpërdrejtë të X Factorit këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka vazhduar të jetë në qendrën e vëmendjes me performancat e saj.
Ajo mbrëmë ka shkëlqyer me performancën e saj në skenën e “Roundhouse” në Londër, përkrah Sigmas, shkruan Daily Mail, transmeton Koha.net.
Sharmante si gjithmonë, Rita këtë herë u paraqit në skenë e veshur me një xhaketë xhinse, e cila e ishte e spërkatur me ngjyrë, dhe me një mini-fund të kuq.