Site icon Telegrafi

Rita shkaktare e ndarjes së Beyonces dhe Jay-Z?

Mediat botërore raportojnë se njëri ndër çiftet më të famshme është para shkurorëzimit.

Sipa tabloidit amerikan “In Touch” shkruan se Beyonce është e gatshme të ndahet nga reperi Jay-Z .

Thuhet se këngëtarja amerikane është lodhur së shtiruri se çdo gjë është duke shkuar mirë me jetën bashëshortore, transmeton Telegrafi.

Madje, ajo nuk e mban më unazën e martesës dhe e ka larguar tatuazhin që e kishte bërë kur ishte martuar.

“Në fillim të verës, Beyonce i kishte zbuluar disa mesazhe të dyshimta në telefonin e Jay-Z, prandaj dyshon se bashkëshorti i saj e ka tradhtuar me ndonjëren prej kolegeve të saj – Rita Ora dhe Rihanna”, ka thënë një burim për tabloidin

Mirëpo, këngëtarja shqiptare e kontaktuar nga revista i ka hedhur poshtë këto akuza duke thënë se s’ka asgjë të vërtetë në lidhje me këto pohime. /Telegrafi/

Exit mobile version