Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka qenë e pranishme gjatë këtyre ditëve në Festivalin e Filmit që u zhvillua në Kanë.
Ndërkohë, përmes një fotografie të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, Orak a bërë të ditur se po largohet nga shteti francez.
Ajo është shfaqur mjaft atraktive e veshur me një fustan të kaltër, ndërsa ishte s htrirë në tokë duke vënë në pah tërë materialin e saj.
Në përshkrimin e fotografisë, këngëtarja shqiptare ka bërë të ditur se pas përfundimit të kësaj aventure, është gati për t’u kthyer në Mbretërinë e bashkuar, atje ku do të vazhdojë turin e saj të koncerteve, në kuadërtë promovimit të albumit të saj “Phoenix”.
“Lamtumirë Kanë. Kthehemi në turne! “Phoenix” Britani, shihemi së shpejti!! Jam shumë e entuziazmuar!!!! Kush po vjen?”, kanë qenë fjalët e këngëtares shqiptare.
Ndërkohë, gjatë këtyre muajve, Ora ka realizuar turneun e saj të koncerteve në mbarë Evropën, Azinë dhe Australi, teksa gjatë muajit prill gjeti kohë edhe për një vizitë në vendlindjen e saj, në Kosovë. /Telegrafi/