Këngëtarja e njohur Rita Ora ka treguar edhe një herë linjat e saj në fotografitë e reja për revistën “LOVE”.
25-vjeçarja ka shkëlqyer në foton e re për ballinën e revistës duke mos i lënë shumë imagjinatës.
Ballina e revistës është bardhë e zi, por vërehet se Rita është pa make-up dhe në të shkruhej “Love Club”. Për “Love Club” në të kaluarën kanë pozuar edhe yjet si Selena Gomez, Kendall Jenner e Emily Ratajkowski.
Foto e re vjen pak ditë pasi Rita shfaqi gjithçka për revistën franceze “LUI”. /Telegrafi/