Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj më të fundit muzikor “Let you love me”.
Kjo këngë, të cilën Rita e solli edhe me klip muajin e kaluar, po vazhdon të jetë e renditur lart në top listat britanike dhe ato amerikane.
Rita është shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat thuajse çdo ditë ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet muzikore.
Së fundmi, ajo publikoi disa fotografi të reja në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Edhe këtë herë këngëtarja shqiptare u kujdes që të vërë në pah linjat atraktive, ndërsa ishte e veshur me një palë streçe të ngushta dhe të shkurtra.
Këto imazhe ajo i ka realizuar në studiot e “Marshall”, teksa po bën provat për këndimin e parë ‘live’ të këngës “Let you love me” në një emision televiziv.
Përndryshe, ajo ka bërë të ditur se më 23 nëntor do të publikojë të plotë albumin e saj “Phoenix”, në të cilin ka punuar tash e sa kohë. /Telegrafi/