Ajo është famëkeqe për sensin e saj të çuditshëm të stilit.
Dhe Rita Ora zgjodhi një ansambël tjetër interesant, ndërsa gëzoi një shëtitje në orët e vona të enjten, në Londër, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Krijuesja shqiptaro-britanike, 28 vjeçe, ishte veshur me një fustan me katror, setër të bardhë, ndërsa mbante në kokë një kapele shumëngjyrëshe.
Me flokët e saj bionde me kaçurrela, Rita kompletoi pamjen e saj, teksa mbante edhe një palë syze dielli ngjyrë blu.
Ora përfundoi turneun e saj botëror “Phoenix”, i cili filloi në mars, në Paris, me një shfaqje spektakolare në “Westfield Velizy 2” të kryeqytetit francez.
Në një intervistë të fundit për DailyStar, artistja e lindur në Prishtinë foli hapur rreth seksualitetit të saj, ndërsa shprehi indinjatën se si njerëzit dhe mediat aludojnë se është në lidhje me një person, sa herë që e shohin të fotografuar me të në rrjetet sociale.
Duke folur për jetën e saj të dashurisë, Rita tha: “Unë admiroj bukurinë nga burrat dhe gratë. Unë i shoh gjërat jo për nga pamja apo gjinia, për mua ka të bëjë me personin”. /Telegrafi/