Site icon Telegrafi

Rita rrëfen për vuajtjet e nënës së saj pas largimit nga Kosova (Video)

Për hir të Ditës së Nënave, këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, në emisionin special VH1 Dear Mama ka folur për nënën e saj, Verën dhe betejën e saj me kancerin e gjirit.

Në një video të publikuar në YouTube, Rita rrëfen për historinë e nënës së saj që nga largimi nga Kosova në vitin 1991.

“U largove nga Kosova si doktoreshë, ndërsa kur erdhëm në Londër u desh të shkoje në shkollë për gjashtë vjet për t’u rikualifikuar. Të është dashur të rimësoje gjithçka nga fillimi, madje edhe gjuhën vetëm për të treguar veten”.

“Por, nënë t’i kurrë nuk u dorëzove. Përvjele mëngët, shkove në shkollë, nise një punë për të ndihmuar babanë dhe për të përkrahësh familjen tonë”.

“Të gjitha këto i bëre gjatë kohës sa ishe duke luftuar ndaj kancerit”, ka deklaruar ajo e emocionuar. “Kemi thënë se nuk do të qajmë”, i është drejtuar më pas Rita nënës së saj.

https://youtu.be/snt-DLwTNPQ

Exit mobile version