Site icon Telegrafi

Rita qan në kamerën e fshehtë që iu bë nga MTV (Foto)

Rita Ora ka rënë pre e një kamere të fshehtë të realizuar nga emisioni “Punk’d” i MTV.

E gjithë ngjarja është zhvilluar në një ambient që dukej shumë normal, kur Rita dhe motra e saj, Elena dalin jashtë ku i priste shoferi i tyre.

Me të dalë nga ndërtesa dëgjohet një zë foshnje nga një veturë afër dhe ato lajmërojnë menjëherë policinë, e cila u thotë të thyejnë xhamin e veturës.

Sapo këngëtarja me prejardhje shqiptare kishte marrë situatën në dorë duke u munduar ta shpëtojë foshnjën, shfaqet “pronarja e veturës” duke u thënë se brenda është vetëm një kukull dhe Rita duhet të paguajë për dëmin.

Situatën e tensionuar ku Rita ishte mbushur me lot e ndërpresin stafi realizues i kamerës së fshehtë. /Telegrafi/

Exit mobile version