Rita Ora qëndroi në Kosovës më 17 Shkurt, për festën e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, kryesoi koncertin e madh festiv, për të cilin u grumbulluan qytetarë të shumtë për të festuar.
Ndërsa përmes një videoje të publikuar së fundmi, 27-vjeçarja e ka kujtuar ditën e ardhjes në Kosova.
“Kosova ishte një kujtim i paharrueshëm dhe jam shumë e gëzuar që kam performuar në shtëpi”.
“Faleminderit të gjithëve, ju vlerësoj shumë”, ka shkruar rita në përshkrimin e videos së publikuar në Instagram.
Ndërkaq, në YouTube, Rita e ka publikuar një video më të gjatë që nga momenti i nisjes, arritja, koncerti dhe largimi i saj nga Kosova.
Xhirimin e ka titulluar “Video ditar” dhe aty mund të shikoni shumë nga prapaskenat e qëndrimit të këngëtares në Kosovë. /Telegrafi/