Site icon Telegrafi

Rita publikon një pjesë të klipit të ri që lansohet të hënën

Rita Ora (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for The Met Museum/Vogue/Guliver)

Rita Ora ka paralajmëruar videoklipin e ri muzikor, të cilin do ta lansojë gjatë ditës së hënë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore i ka njoftuar fansat e tij përmes rrjeteve sociale lidhur me projektin e ri muzikor.

“New Look” do të titullohet kënga e re, ndërsa Rita e ka ndarë me fansat një fragment nga videoklipi i ri.

“Videoklipi i këngës ‘New Look’ publikohet nesër (e hënë)!”, ka shkruar ajo në përshkrimin e një inserti të postuar në Instagram.

“Mezi pres që ta shihni të gjithë ju. Xhirimet në Dubai ishin shumë argëtuese me ato vetura fantastike”, ka shkruar më tej Rita. /Telegrafi/

Exit mobile version