Telegrafi

Rita publikon imazhe me fëmijët në Kosovë: Është detyrë e imja që të bëj gjithçka që mundem

Rita Ora (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Javë më parë, Rita Ora qëndroi në Kosovë në kuadër të një aktiviteti të organizatës botërore, e cila u del në ndihmë fëmijëve në nevojë në mbarë botën, UNICEF.

Duke qenë ambasadore e vendit të saj, shqiptarja e famshme ka sjellë disa imazhe nga vizita e saj në vendin tonë dhe takimi i saj me fëmijët.

 

“Akoma po mendoj për vizitën time javë më parë në vendlindjen time Kosovë, kur isha dëshmitare okulare sa i mahnitshëm ka qenë UNICEF-i në mbështetjen e fëmijëve të të ardhmes tonë. Duke u dhënë atyre shpresë dhe besim dhe madje dikush që kontrollon shëndetin e fëmijëve të tyre, është aq ngushëllues”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

“Madje doja t’u jepja fëmijëve disa lodra dhe nuk mund t’jua them se sa të lumtur ishin, mu përlotën sytë kur isha në gjendje t’i bëja këta fëmijë të buzëqeshnin. Si ambasadore e vendit tim Kosovë, është detyrë e imja që të bëj gjithçka që mundem që të vë në pah organizatat si UNICEF-i që angazhohen aq shumë për të siguruar rëndësinë e jetës së një fëmije”.

“Me ndihmën tuaj mund të bëjmë më shumë në gjithë botën, duke vazhduar ta mbështesim të ardhmen tonë dhe UNICEF faleminderit”, ka shkruar Rita në një postim në Instagram. /Telegrafi/