Rita Ora ka tërhequr sërish vëmendjen me pamjen e saj teksa u paraqit në rrugët e Manhattan, New York për punë të enjten.
25-vjeçarja shkëlqeu në fustanin e saj të shkurtër që i tregonte linjat seksi.
Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare nuk arriti as këtë herë t’i ikë paparacëve që publikuan menjëherë fotografi të saj.
Rita së fundmi ka nisur këngët me labelin e ri “Atlantic Records” pas largimit nga kompania e Jay Z.
Bukuroshja shqiptare thuhet se është në lidhje me ngasësin e Formula 1, Lewis Hamilton, pasi dyshja është fotografuar në pushimet në Ulqin.