Site icon Telegrafi

Rita i përshëndeti edhe në shqip fansat në Kroaci dhe performoi me flamurin e Kosovës

Rita Ora (Foto: Getty Images/Instagram/Facebook)

Ylli kryesor i Festivalit muzikor në Poreç, Rise Up, padyshim se ka qenë këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora.

Të shtunën mbrëma, 27-vjeçarja ka mbajtur një koncert madhështor në Kroaci, ku ka bërë një performancë të mrekullueshme.

Fansat e Ritës (Foto: Instagram/RitaOra)

Krahas fansave të shumtë kroatë dhe nga i gjithë rajoni, në koncert nuk kanë munguar edhe fansat shqiptarë, nga Kosova dhe Shqipëria, qoftë që jetojnë Kroacia apo vende të tjera.

Lexo po ashtu Lajmet për RITA ORËN

Ata e kanë marrë vëmendjen e Ritës duke ekspozuar flamurin kombëtar dhe flamurin e Kosovës, ndërsa këngëtarja është kujdesur për një përshëndetje të veçantë.

Në videot e dërguara nga lexuesit e Telegrafit, dëgjohet Ora duke iu drejtuar fansave shqiptarë dhe duke u thënë në shqip: “Mirëmbrëma”.

Ndërsa fansat kroatë i uron për suksesin e madh të kombëtares së tyre në Kampionatin Botëror.

Në një video tjetër, Rita shihet duke performuar teksa në njërën anë e ka të ngjitur flamurin e Kosovës, kurse në anën tjetër atë të Kroacisë. /Telegrafi/

Exit mobile version