Këngëtarja e famshme, Rita Ora, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me labelin ‘Atlantic Records’.
Pak ditë pas largimit nga “Roc Nation” të Jay Z, për shkak të konfliktit që kishte me kompaninë, këngëtarja shqiptare thotë se është shumë
e lumtur me këtë arritje dhe se po hap një kapitull të ri në jetë.
“Jam shumë falënderuese për familjen time të re ‘Atlantic Records’ dhe menaxhmentin ‘First Acces’ për përkrahjen dhe kurajën! Kapitulli i ardhshëm do të jetë i jashtëzakonshëm”, ka shkruar ajo.
“Atlantic Records” është ‘label’ i njohur amerikan me shumë artistë të njohur.