Këngëtarja 25 vjeçare, Rita Ora është gjithmonë në synim për diçka.
Rita, në shumicën e kohës vishet me diçka të shkurtër, që i mundëson asaj të vë në pah barkun e sheshtë. Ajo këtë e ka bërë edhe këtë të shtunë, kur ishe nisur për të drekuar me shokë në “Zinque”.
Rita, kishte veshur një “jelek” grash të vogël të verdhë, që i mundësonte të zbulohej teksa ishte e pa grimuar.
Ajo që bije në sy në fotografitë e Ritës, është se pantallonat e saj duket sikur kanë një pjesë të pa mbërthyer fare.
Por Rita, e veshur kësisoj dhe e mbathur me atlete nga Adidas, dukej se ishte mjaft e relaksuar duke pritur që të takohej me miqt e saj. /Indeks/Telegrafi/