Site icon Telegrafi

Rita Orës i janë afruar një milion dollarë për t’u rikthyer sërish vitin tjetër në “The Voice Australia”

Sezoni i fundit i “The Voice Australia” ka qenë një sukses i madh për Channel Seven falë panelit gjykues me yjet më të mëdhenj të muzikës.

Pra, nuk është për t’u habitur që nuk do të kursejnë asnjë shpenzim për të siguruar sërish rikthimin e trajnerëve të famshëm në 2022 si: Rita Ora , Keith Urban, Guy Sebastian dhe Jessica Mauboy.

Jessica, 32 vjeçe dhe Guy, 39 vjeç, tashmë kanë nënshkruar për sezonin e vitit të ardhshëm, raporton New Idea , por ende po përflitet për të marrë Ritën, 30 vjeçe dhe Keith, 53 vjeç.

Rita Ora (Foto: YouTube)

“Ne jemi duke punuar në kontratën për Ritën; ‘topi’ është i gjithi në fushën e saj për t’u kthyer. Asaj i ofrohen deri në një milion dollarë në sezon, që është një tarifë marramendëse”, tha burimi.

“Është joshëse në një botë ku nuk ka aq shumë para për të fituar në turne gjatë situatës me COVID-19”, shtoi burimi.

Lexo po ashtu “Që nga shkelja e rregullave anti-COVID”, Rita Ora do të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë pas nëntë muajsh në xhirime të “The Masked Singer”

Guy besohet të ketë një kontratë trevjeçare që do të thotë se ka të ngjarë të shfaqet në sezonet e ardhshme të “The Voice”.

Foto: YouTube

Jessica po ashtu ka një ‘notë të madhe për kthimin në sezonin e ardhshëm”.

Ndërkohë, nikoqirja Sonia Kruger është “në pozicionin më të mirë të mundshëm për të siguruar më shumë paga, kontrata më të mira dhe kushte më të mira”, raporton New Idea.

Prezantuesja 56-vjeçare kohët e fundit e bëri të qartë se beson se “The Voice” është një produkt shumë më i mirë në Seven sesa gjatë shfaqjes së saj 10-vjeçare në Nine Network.

Rita ndryshe në tetor do të rikthehet për herë të parë pas nëntë muajsh në Mbretërinë e Bashkuar, që pas shkeljes së rregullave për organizimin e festës së ditëlindjes së 30-të në një kohë pandemie. /Telegrafi/

Exit mobile version