Site icon Telegrafi

Rita Orën po mundohen ta lidhin me një vrasës britanik

Rita Ora ka pushtuar faqet e para të mediave britanike.

Por kësaj radhe për diçka negative, ku thuhet se shqiptarja është shoqe me hajdutin dhe vrasësin që hyri në shtëpinë e producentit të famshëm televiziv Simon Cowell.

Darren February, i cili ka rast në polici për vrasjen e një motoçiklisti është një në lagje me Rita Orën dhe kjo ka mjaftuar që të bëhet një lidhje mes tyre, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, nuk ka vonuar përgjigja nga të afërm të artistes, ku kanë thënë se “dikush po mundohet ta njollos emrin e Ritës pasi që ajo as nuk e njeh këtë person thjesht jetojnë në një lagje”.

Ndryshe, këngëtarja dhe Simon janë miq të mirë dhe kanë punuar së bashku në X Factor në Britani. /Telegrafi/

Darren February

 

Exit mobile version