Telegrafi

Rita Ora zgjedh ngjyrën rozë për paraqitjen e radhës, josh fansat me pozat atraktive

Rita Ora Foto: Instagram/ritaora

Rita Ora, njëra nga artistet me prejardhje shqiptare, është mjaft e komentuar në faqet rozë.

Ajo për momentin është duke qëndruar në Australi, derisa po shijon kohën në shumë vende të ndryshme.

Sidoqoftë kësaj, Rita në një postim në rrjetin social Instagram ka zgjedhur që të mahnit ndjekësit e saj.

Foto: Instastory

Për një paraqitje të tilla bukuroshja brune ka vendosur ngjyrën rozë, duke iu përshtatur edhe prapaskenës.

Flokët kësaj radhe ajo i kishte të kapura mbrapa kokës, kurse për makijazh ka shkuar me nuanca më të hapura.

Për të kompletuar edhe më shumë fotografinë, Ora u pa me disa aksesorë unik prej ari. /Telegrafi/