Site icon Telegrafi

Rita Ora: Zemra ime shkon për të gjithë të prekurit nga tërmeti

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë internacionale, Rita Ora, ka reaguar pas tërmeteve që kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Shqipëri.

Ajo ka shprehur mbështetje për të gjithë shqiptarët përmes një postimi të publikuar në llogarinë e saj personale, Instagram.

“Lutemi për Shqipërinë. Zemra ime shkon për të gjithë të prekurit nga tërmeti”, ka shkruar në postimi e ndarë me ndjekësit.

Rita Ora reagon pas tërmeteve në Shqipëri (Foto: Instagram)

Përveç Ritës, në mesin e shumë të famshmëve që kanë shprehur ngushëllime dhe janë lutur për Shqipërinë, është edhe këngëtarja Dua Lipa dhe reperi Labinot Gashi – G4shi.

Lexo po ashtu Dua Lipa dhe G4shi luten për shqiptarët

Ndërkaq, dita e sotme në Shqipëri, ka filluar me disa tërmete të fuqishme, i pari u regjistrua në orën 04:00 me shkallë të Rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti i fuqishëm ishte me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit dhe u regjistrua në ora 07:10.

Dua Lipa dhe G4shi

Sipas të dhënave zyrtare deri tani kanë humbur jetën 15 persona, kurse mbi 600 persona tjerë janë lënduar, ata janë duke marrë trajtimin e duhur në spital. /Telegrafi/

Exit mobile version