Albumi i ri i Rita Orës, “You & I”, është vepra e saj më zbuluese dhe më e fuqizuar deri më sot – por ka një realitet tjetër në të cilin ai mund të mos ketë ekzistuar kurrë.
Pasi u ndje e humbur në industrinë e muzikës disa vite më parë, Ora tregon për People në numrin e kësaj jave se si një marrëveshje e re diskografike që e vendos atë në pozitën marrjen e timonit të karrierës së saj, frymëzoi projektin e saj të fundit, mbi të cilin ajo flet për martesën me fituesen e “Oscar” Taika Waititi.
“Ky album është shumë më i rëndësishëm për mua sesa mendoja se do të ishte”, thotë ylli i popit, 32 vjeç.
“Ai u kthye në një ditar shumë reflektues të zbulimit të vetvetes”, shtoi artistja.
Ora shënoi marrëveshjen e saj të parë diskografike me Roc Nation në moshën 16-vjeçare dhe fitoi famë globale në fillim të viteve 2010 me disa hite numër një në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë “Hot Right Now” me DJ Fresh dhe “How We Do (Party), nga të cilat kjo e fundit u shfaq në albumin e saj debutues “Ora”, i cili u rendit i pari në top-listat në Angli.
Ajo vazhdoi të gjente sukses me këngë si “Black Widow” me Iggy Azalea dhe “I Will Never Let You Down” – por në vitin 2015, artistja paditi Roc Nation me akuza për neglizhencë.
Kompania kundërpaditi për shkelje të kontratës dhe të dyja palët arritën një marrëveshje vitin e ardhshëm.
Më pas muzikantja nënshkroi me Atlantic Records për publikimin e albumit të saj të dytë, “Phoenix” të 2018-ës , i cili solli disa hitet më të mira në top 10-të në Mbretërinë e Bashkuar.
Megjithatë, Ora ndjeu se shtëpia diskografike po korrte shpërblimet, pasi kompania zotëronte këngët e saj.
Pavarësisht se e pëlqente projektin dhe këngët e tij, ajo përfundimisht u ndje e djegur dhe e pasigurt për dëshirën e saj për të bërë një album tjetër.
“Thash OK, tani dua të jem në gjendje ta bëj këtë përsëri duke zotëruar muzikën time, dhe ajo betejë ishte e vështirë. Unë thjesht ndjeva sikur: “A ia vlen? Nuk e di.’ Mendoj se fillova të vë në dyshim forcën time”, tha Ora.
Në fillim të vitit të kaluar, Rita u kontaktua nga BMG Rights Management për një marrëveshje të re diskografike që do t’i lejonte asaj të zotëronte çdo këngë që ajo krijon.
“Ata sapo erdhën në bord dhe thanë: “Dëgjo, çfarë të duash. Ne do të donim të ishim pjesë e udhëtimit”, shpjegon ajo, duke vënë në dukje se oferta ndihej si “muzikë për veshët e mi”.
Midis marrëveshjes dhe marrëdhënies së saj me Waititin, 47 vjeç – me të cilin u martua në gusht 2022 – Ora u ndje e frymëzuar për të bërë albumin.
“Mirë, Rita u ngrit përsëri në këmbë. U rilidha me gjithçka në jetën time që duhej të përmbushej, dhe aty filloi albumi im i tretë”, thotë ajo.
Ndërsa romanca e saj me Waititin lulëzoi, ajo filloi të bënte ditar dhe i ktheu shumë hyrje në këngë për albumin e ri, i cili përfshin mesazhe zanore nga burri i saj në këngën kryesore “You Only Love Me” dhe anekdota për lidhjen e tyre.
Ajo gjithashtu flet për fëmijërinë e saj si emigrante nga Kosova si dhe për udhëtimin e saj të besimit dhe shpresat e mëparshme për të gjetur dashurinë.
“Ky album nuk kishte të bënte me atë që do të arrijë në krye të top-listave. Unë thjesht doja të përfshija njerëzit në atë që po përjetoja”, shpjegoi ajo.
Pas më shumë se një dekade në biznes, ajo ka arritur hapat e saj në shumë mënyra – pa dëshirën për të ngadalësuar ritmin e saj.
“Jam vërtet e lumtur. Unë ende mund të bëj atë që dua dhe dua të vazhdoj ta bëj edhe për 20 vite të tjera”, përfundoi ylli. /Telegrafi/