Site icon Telegrafi

Rita Ora zbulon se po mendon të blejë një pronë në Sydney dhe të zhvendoset në Australi

Ajo mbërriti në Sydney në dhjetor për të filmuar “The Voice: Generations” dhe sezonin tjetër të “The Voice Australia”.

Dhe këngëtarja e njohur, Rita Ora është aq e ‘dashuruar’ me Australinë sa që po kërkon të vendosë rrënjë të përhershme aty.

31-vjeçarja tha për The Daily Telegraph’s Confidential të dielën se ajo po synon të blejë një pronë në Sydney.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Thjesht e dua Australinë, vërtet kam gjetur një shtëpi të mrekullueshme këtu”, tha Rita, shkruan DailyMail.

“Moti, plazhi, është një komunitet kaq i bukur. Unë mund të eci në kafenenë time lokale, të ulem atje dhe të ha mëngjes, supermarketin tim lokal dhe mishtore, sapo kam marrë gjërat e mia tani, në vendet e mia ku shkoj”, tha tutje ajo.

“Nuk dua të flas shumë shpejt, por padyshim që jam duke kërkuar të qëndroj këtu më gjatë dhe të blej një pronë”, tha krijuesi i hitit “Body on Me”.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita mbërriti në Australi në fillim të dhjetorit së bashku me Taika Waititi, të dashurin e saj prej gati një viti.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

Taika, 46 vjeç, gjithashtu përflitet se do të vazhdojë punën në disa filma të ardhshëm, duke përfshirë “Thor: Love and Thunder”, i cili është në post-produksion.

Planet e saj për të blerë një pronë në Sydney vijnë pasi ajo zbuloi se ngrirja e vezëve të saj ishte ‘gjëja më e mirë që kishte bërë ndonjëherë’ në një intervistë të sinqertë.

Foto: FilmMagic

Këngëtarja i tha The Independent se do t’i pëlqente të kishte një familje të mirë dhe të madhe, dhe gjithashtu foli për romancën e saj me Taika, duke thënë se “nuk priste të gjente dashuri” me të.

Rita u takua me regjisorin fitues të Oscar në Australi në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa ajo po xhironte “The Voice Australia”. /Telegrafi/

Exit mobile version